Aktualitet

Video/Rama: Mund të shkojmë deri në 30 mijë vaksinime në ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 30/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të martë në Laç, ku inspektoi nga afër vaksinimin në qëndrën shëndetësore në këtë qytet.

Gjatë vizitës, Rama u shpreh se mund të arrijmë lehtësisht të bëjmë 30 mijë vaksinime në ditë .

“Tani që kemi mundësitë , me 20 mijëshen e arritur dje jemi vetëm në fillim dhe mund të shkojmë lirshëm me 30 mijë vaksinime në ditë, pra një kohë shumë më e shpejt nga sa e kemi parashikuar ne mund të bëjnë dozën e parë masivisht dhe të mbyllim pjesën më vunerabël pastaj pesa tjetër na jep më shumë kohë”, tha Rama.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se nga fillimi i vaksinimit masiv në të gjithë vendin janë bërë mbi 100 mijë vaksinime.

“Deri tani janë bërë 90 vaksina dhe po vijon ende procesi në Kurbin në qendrat shëndetësore dhe në dy ditë kemi bërë mbi 600 vaksina. Sot shkojmë mbi 100 mijë vaksinime që nga 11 janari, kur ka nisur procesi i vaksinimit në vendin tonë. Moshat +85 vjeç janë duke u vaksinuar në qendrat shëndetësore, por edhe në shtëpi kur nuk kanë mundësi për të lëvizur”, tha Manastirliu.

Sot shënohet dita e tretë e vaksinimit masiv në të gjithë vendin për moshat +70 dhe +75 Vjeç./Opinion.al

Pas