Kronikë

Merret në mbrojtje prokurori që hetoi Çapjat në Elbasan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:28 - 30/03/21 |
Opi Nion

Policia e Elbasanit ka marrë në mbrojtje prokurorin Ritvan Sukaj, i cili është personi që ka hetuar Ardjan dhe Florenc Çapjan. Sukaj është prokurori që firmosi urdhrin për arrestimin e Ardjan Çapjas.

Vendimi për mbrojtjen e prokurorit vjen një ditë pas arrestimit të Ardjan Çapjas dhe shpalles në kërkim të Florenc Çapjas .

Ky i fundit cilësohet si një nga personat më me ndikim dhe lidhje të fuqishme në qytetin e Elbasanit, si dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje kriminale./ Opinion.al

Pas