Kronikë

Video/Makina e shkatërruar në ujë, si u nxor i aksidentuari nga kanionet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:05 - 18/10/20 |
Opi Nion

Është ky moment, kur pjesëtarët e grupit “Rafting Albania” kanë nxjerrë nga makina 37-vjeçarin Alban Hasanllari, pas një aksidenti që ai pësoi në zonën e kanioneve të Osumit. Aksidenti u regjistrua përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishë, në vendin e quajtur Ura e Blëzenckës.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës, duke u rrëzuar nga një lartësi prej 100 metrash. Rënia e mjetit në ujë dhe dëmtimi krejtësisht i tij e ka  bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti.

Në këtë video të siguruar nga presidenti i “Rafting Albania” shihet se për transportimin e trupit është përdorur edhe një gomone.

37-vjeçari është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë./Opinion.al

 

Pas