Bota

Angli/Diskoteka 3 katëshe e kthyer në fermë kanabisi,pranga 2 shqiptarëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:25 - 18/10/20 |
Opi Nion

Dy shqiptarë dhe një vietnamez kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi kishin kthyer në vend të kultivimit të kanabisit, një godinë 3 katëshe, e cila më parë kishte shërbyer si diskotekë.

Policia ka arritur të ndjekë me dronë tre poseduesit e bimëve narkotike, të cilët u përpoqën të largohen, ndërsa brenda godinës në qytetin Coventry u gjetën më shumë se 1000 bimë, vlera e të cilave i kalon 1 milion euro.

“Bimët e kanabisit ishin kultivuar në tre kate, së bashku me pajisjet e mbjelljes, rritjes dhe ujitjes “të sofistikuara”, tha Agjencia Kombëtare kundër Krimit.

Të arrestuarit janë Andi Qani 24 vjeç  dhe Adrian Lieshaj 28 vjeç nga Shqipëria dhe Cao Van Vu 31 vjeç nga Vietnami. Në momentin që u arrestua, Lieshajt iu zbulua edhe një urdhër kërkimi nga autoritetet gjermane për grabitje, ku pritet që të ekstradohet, pasi të përfundojë procedurat me drejtësinë angleze./Opinion.al

 

Pas