Bota

Rriten rastet në Itali, situatë kritike në Lombardi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:23 - 18/10/20 |
Opi Nion

Vazhdojnë të rriten rastet e infektimeve nga Covid në Itali. Në 24 orët e fundit janë shënuar 11.705 raste të reja, 780 më shumë krahasuar me një ditë më parë.

Ndërkohë raportohen 69 viktima, një shifër në rritje krahasuar me një ditë më parë kur ishin 47 humbje jete. Gjithashtu janë rritur edhe tamponët, ku janë kryer në total 146 mijë testime, 20 mijë më shumë se dje.

Lombardia ka regjistruar 3 mijë raste të reja, ndërkohë që vijojnë të rriten shifrat edhe në Milano ku janë shënuar 1.463 raste të reja.

“Janë shtuar rastet në terapi intensive dhe në mënyrë konstante o rriten rastet pozitive. Situata është kritike në Lombardi. Duhet ndihma e qytetarërve për të ndaluar ecurinë e virusit”. Ka thënë Ëalter Bergamaschi, drejtori i përgjithshëm i ATS në Milano./Opinion.al

Pas