Kryesore

Tensione mes Ankarasë dhe Athinës, anija turke i afrohet ishullit grek


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:48 - 18/10/20 |
Opi Nion

Tensionohen sërish raportet mes Ankarasë dhe Athinës, ndërsa mediat greke shkruajnë se pasditen e së dielës anija turke e kërkimeve nënujore Oruç Reis iu afrua brigjeve greke në pjesën verilindore pranë ishullit Kastelorizo.

“Edhe pse fillimisht kursi i Oruç Reis dukej se vinte nga bregu kontinental grek, më pas ajo bëri një rrotullim tjetër në të majtë duke shënuar drejtimin juglindor”, shkruan Cnn grek që pohon se duke u kthyer në këtë kurs anija turke ka kaluar në një distancë 16-17 milje nga ishulli Kastelorizo. Ndërkohë në pikën më lindore të ishullit që është kompleksi “Megisti” anija thuajse hyri brenda 12 miljeve.

Sipas reagimit të autoriteteve greke mëngjesin e së dielës, zona e re e kërkimit të anijes turke është e paligjshme./Opinion.al

Pas