InstaBIZ

Video/Kate Middleton surprizon me performancën në piano


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 26/12/21 |
Opi Nion

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, ka surprizuar publikun me performancën e saj në piano. Ajo u shfaq në krah të muzikantit Tom Walker në një klip të shfaqur në eventin e Westminster Abbey në Britani, shkruan BBC.

Midelton dhe Walker morën pjesë në xhirimet sekrete në një studio regjistrimi përpara koncertit që u transmetua në ITV.

Together At Christmas u krijua për njerëzit që mbështetën komunitetet e tyre gjatë pandemisë Covid.

Princi William dhe Kate postuan në “Twitter” se kjo Krishtlindje do të ishte ndryshe nga ajo që kishin planifikuar me shumë njerëz, për shkak të pandemisë.

Ata shkruan: ” “Nga ata që janë vetëm ose që duhet të izolohen larg njerëzve të dashur, te njerëzit e jashtëzakonshëm që mbështesin dhe kujdesen për ata që kanë më shumë nevojë ne po mendojmë për ju“.

Video e dukeshës duke performuar me Walker në e është postuar në rrjetin Twitter të Pallatit Kensington.

Ndërkohë, kantautori britanik Walker tha se vendosën për këtë bashkëpunim pasi u takua Kate Middleton në një ngjarje bamirësie./Opinion.al

 

 

Pas