Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Emision për Irakun nga Blendi Fevziu

2018/12/04 at 1:49 PM
në -ARKIVA OPINION
Kohë leximi: 3 min
A A
Video/ Emision për Irakun nga Blendi Fevziu

Ndërkohë që kamerat e gjithë botës raportonin live mbi luftën dhe problematikat në Irak që nisi në fund të Marsit të 2003-it, në vitin 2004 një kamera shqiptare futej për herë të parë në Bagdad.


Iraku është një prej vendeve më të mëdha të Lindjes së Mesme dhe me një traditë dhe qytetërim të lashtë. Mëngjesin e 10 Shkurtit të vitit 2004, ndërsa delegacioni shqiptar do të nisej nga Rinasi për në Irak, një autobombë në Bagdad vret më shumë se 54 persona dhe plagos më shumë se 150 të tjerë.

Delegacioni shqiptar ku bënte pjesë edhe gazetari Blendi Fevziu dhe që kishte në krye Presidentin Alfred Moisiu dinte shumë pak gjëra për vizitën në Irak. Për të arritur në Irak e vetmja rrugë e sigurt ishte nga Kuvajti.

I shtrirë në më pak se 17 mijë metra katrorë, Kuvajti u deklarua shtet në vitin 1961. Pas Luftës së Dytë Botërore, Kuvajti u shëndërrua në një nga qendrat më të rëndësishme të botës. Prodhimi bazë në atë vend ishte nafta, të ardhurat nga e cila arrinin 10 miliardë dollarë në vit.

20% e këtyre të ardhurave shkonin në atë që quhej fondi i së ardhmes. Nëpër pallatet në Kuvajt banonin kryesisht emigrantët, të cilët e kishin të ndaluar me ligj blerjen e pronave. Kuvajti është një nga vendet më të pasura të Gjirit Persik, por jo rezerva naftëmbajtëse më e madhe e botës. Iraku, vendi ngjitur me të është një nga rezervat kryesore naftëmbajtëse në Gjirin Persik.

Nga Kuvajti delegacioni shqiptar u nis për në Bagdad me një avion transportues amerikan. “Luftë në kuptimin e parë që të vjen”, kështu e përshkruan Fevziu mbërritjen në Bagdad, teksa delegacioni shqiptar vishej me jelekë antiplumb dhe helmeta.

Përgjatë gjithë rrugës, delegacioni shqiptar ishte i shoqëruar nga marinsë, të cilët monitoronin dhe përgjonin rrugën. Atasheu amerikan që shoqëronte presidentin Alfred Moisiu deklaron se në Irak pallatet e Saddam Hussein janë si bunkerët e Enver Hoxhës në Shqipëri. I gjeje kudo. Një qytet prej 5 milionë banorësh, Bagdadi ishte paralizuar plotësisht nën peshën e frikës nga atentatet. Me mijëra njerëz humbën jetën, ndërsa të huajt nuk dilnin të lirë në qytet.

Bagdadi në atë periudhë ishte shndërruar në një vend që kontrollohej dhe nuk kontrollohej në të njëjtën kohë, nga forcat e koalicionit. Por në Irak më shumë se problemet me mbështetësit e vjetër të regjimit kishin filluar problemet e brendshme etnike e fetare. Aeroporti i Bagdadit ishte e vetmja pikë që kontrollohej plotësisht nga forcat amerikane.

Pas Bagdadit delegacioni shqiptar përgatitet për në Mosul, por herët në mëngjes aeroporti atje ishte goditur me murtaja nga guerrilasit dhe predhat kishin rënë në pistë. Presidenti Moisiu mori përsipër përgjegjësinë dhe udhëtimi nisi.

Mosuli i është bashkuar Irakut më 1925. Shumica e ushtarëve në Mosul ishin të rinj dhe kishin jo më shumë se 11 muaj në shërbim. Ajo që binte në sy në trupat amerikane ishte prania e madhe e femrave, të cilat qëndronin në vijën e parë të shërbimit dhe jo në prapavijë. Alfred Moisiu ishte komandanti i parë i përgjithshëm që vizitoi një strukturë ushtarake jashtë Shqipërisë. Pasi mbylli karrierën e tij ushtarake, befas u gjend në një luftë të vërtetë.

“Impresioni më i madh ishte kur pashë ushtarët tanë që nuk i dridhej qerpiku, gjë që tregonte se kishin përgatitje të mirë psikologjike. Unë kam marrë pjesë në stërvitje shumë të vështira të afërta me situatat luftarake, ndërsa këtu është luftë e vërtetë”, tha Moisiu.

Një trupë prej 71 personash të moshës 20-21 vjeç për herë të parë përfaqësuan Shqipërinë në një luftë reale, pas shumë zboresh dhe stërvitjeve që ata që i kanë përjetuar i kujtojnë edhe sot. *Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012

 

Etiketa: blendi fevziuIranopinion


Ju sugjerojmë

Video Arkiv/ Dasma e Edi Ramës dhe profili privat
-ARKIVA OPINION

Video Arkiv/ Dasma e Edi Ramës dhe profili privat

29 Mars, 2019 3:42 pm
Opinion/ Dokumentar i vitit 2005: Shqiptarët e Greqisë
-ARKIVA OPINION

Opinion/ Dokumentar i vitit 2005: Shqiptarët e Greqisë

7 Janar, 2019 3:45 pm
VIDEO OPINION/ Emision për Enver Hoxhën I
-ARKIVA OPINION

VIDEO OPINION/ Emision për Enver Hoxhën I

27 Nëntor, 2018 6:41 pm
Ja deklarata me e sinqerte qe Edi Rama ka bere per veten!
-ARKIVA OPINION

Ja deklarata me e sinqerte qe Edi Rama ka bere per veten!

14 Mars, 2016 12:01 am
Video/ Mehmet Shehun e vranë apo u vetëvra? Çfarë tha djali i tij Bashkim Shehu në Opinion?
-ARKIVA OPINION

Video/ Mehmet Shehun e vranë apo u vetëvra? Çfarë tha djali i tij Bashkim Shehu në Opinion?

19 Dhjetor, 2015 12:40 am
Intervista në Opinion/ Bashkim Shehu: Cili do të ishte fati i babai tim nëse do të ishte gjallë!
-ARKIVA OPINION

Intervista në Opinion/ Bashkim Shehu: Cili do të ishte fati i babai tim nëse do të ishte gjallë!

18 Dhjetor, 2015 3:35 pm
Vetëvrasja/ Çfarë i kërkoi Mehmet Shehu-Enver Hoxhës dhe çfarë i premtoi ky i fundit?
-ARKIVA OPINION

Vetëvrasja/ Çfarë i kërkoi Mehmet Shehu-Enver Hoxhës dhe çfarë i premtoi ky i fundit?

18 Dhjetor, 2015 3:15 pm
Kujtimet e të birit/Biseda e fundit me Mehmet Shehun. Cila ishte gjendja emocionale e kryeministrit pas kritikave të Enver Hoxhës?
-ARKIVA OPINION

Kujtimet e të birit/Biseda e fundit me Mehmet Shehun. Cila ishte gjendja emocionale e kryeministrit pas kritikave të Enver Hoxhës?

18 Dhjetor, 2015 3:00 pm
Njihuni me “sigurimsin” që dënoi 620 shqiptarë gjatë diktaturës komuniste
-ARKIVA OPINION

Njihuni me “sigurimsin” që dënoi 620 shqiptarë gjatë diktaturës komuniste

29 Nëntor, 2015 10:31 pm
Rrëfimi rrënqethës i vajzës që jetoi mes ushtarëve të ISIS.
-ARKIVA OPINION

Rrëfimi rrënqethës i vajzës që jetoi mes ushtarëve të ISIS.

26 Nëntor, 2015 1:49 pm
Para
Lëvizja për Universitetin: Fakte të reja për plagjiaturën e Ministres

Lëvizja për Universitetin: Fakte të reja për plagjiaturën e Ministres

Pak ditë pas dasmës madhështore,nisin problemet për Prianka dhe Nick Jonas

Pak ditë pas dasmës madhështore,nisin problemet për Prianka dhe Nick Jonas

Manjani: Rrezikojmë të mos kemi zgjedhje lokale, skadojnë 1.4 milionë ID

Manjani: Rrezikojmë të mos kemi zgjedhje lokale, skadojnë 1.4 milionë ID
















TE FUNDIT

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat

Ambasadori italian: Fati i Shqipërisë, në BE. Duhet të ecet përpara me reformat
28 Maj, 2025

Ambasadori italian në Shqipëri, Marco Alberti, u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Italia do të vijojë ta...

Lexo më shumë

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025

Opinion – Intervista e parë e Ambasadorit të Italisë në Tiranë – 28 Maj 2025
28 Maj, 2025

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Marco Alberti ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Vetëm...

Lexo më shumë

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës

Shpërthim brenda rrethimit të burgut të Fushë-Krujës
28 Maj, 2025

Një shpërthim me tritol dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të...

Lexo më shumë

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador

Artan Hoxha në Opinion: Ja si “depërtuan” shqiptarët në Ekuador
28 Maj, 2025

Nisur nga rasti i Dritan Gjikës, kryemafiozit shqiptar që u arrestua së fundmi, sonte në “Opinion” u diskutua pikërisht se si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com