Bota

VIDEO/ “Çmendet moti”, aksidentohen 39 makina dhe plagosen 10 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:28 - 24/02/21 |
Semiljana Azizi

Të paktën 39 automjete janë përfshirë në një aksident në Bashkiri të Rusisë. Si pasojë e aksidentit 10 persona janë dëmtuar rëndë.

Nga informacionet bëhet me dije se shkak i aksidentit janë erërat e forta dhe vështirësia e shikimit të shoferëve.

Si rezultat i kushteve të vështira klimaterike, tri rrugë deri më tani janë mbyllur, pasi autoritetet kanë vlerësuar se përshkrimi i tyre është me rrezik për shoferët.

Sipas meteorologëve temperaturat në këtë rajon në ditën në vijim, priten të shkojnë deri në minus 35 gradë celsius./Opinion.al

Pas