Aktualitet

Vendimi/ Vettingu pezullohet deri në shtator


               Publikuar në : 19:43 - 21/05/19 |
Al Do

Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve ka vendosur të mos hapë asnjë dosje të re për rivlerësim në muajt maj, korrik dhe shtator të këtij viti. Ky vendim mban numrin 29 por ai nuk është bërë publik dhe ka patur vetëm një qarkullim të brendshëm.

KPK-ja e argumenton këtë vendim se ngarkesa e madhe aktuale, procedurat e përshpejtuara për krijimin e SPAK dhe Gjykatës Kushtetuese e bëjnë të pamundur shqyrtimin e dosjeve të reja.

Sipas vendimit, zhvillimi i procedurave të rivlerësimit dhe kryerja e hetimit administrativ të thelluar kërkon më shumë kohë për tu realizuar në mënyre efiçente. Shpërndarja e çështjeve të tjera, ndërkohë që po shqyrtohen 187, do të sillte një ngarkesë aq të madhe sa do të rrezikonte cilësinë e procesit.

Vendimi nuk arsyeton se përse pezullimi i procesit të rivlerësimit bëhet vetëm për muajt Maj, Korrik dhe Shtator 2019. Procesi i vettingut ka krijuar vakanca dhe kjo kohë mund të përdoret për ti dhënë kohë zëvendësimit të disa gjyqtarëve, si përshembull në Gjykatën e Lartë ku aktualisht janë rreth 23 mijë dosje ende të paprekura.

Ky vendim, vetëm sa e komplikon më shumë situatën kaotike të shkaktuar në sistemin e drejtësisë dhe një zvarritje me 3 muaj do të ketë pasoja në mbarëvajtjen e procesit të vettingut.

Megjithatë KPK ende nuk ka dhënë një shpjegim se përse një vendim kaq i rëndësishëm ka qenë subjekt thjeshtë për qarkullim të brendshëm. /Opinion.al

Pas