InstaBIZ

Aktorja e “Il bello delle donne” martohet me të dashurën e saj


               Publikuar në : 20:06 - 21/05/19 |
xhu lia

Aktorja e njohur iltaliane Eva Grimaldi i ka dhënë fund beqarisë së saj duke u martuar me të dashurën  Imma Battaglia pas 7 vitesh lidhje.

Eva, e cila njihet për rolet e shumta në seriale dhe filma italiane si “Il bello delle donne” (E bukura e grave) etj kishte veshur një fustan në ngjyrë pasteli, ndërkohë partnerja e saj u shfaq me një xhaketë të gjatë blu.

Të ftuar në dasmën e tyre ishin emra të njohur të televizionit dhe kinemasë italiane si, aktori Gabriel Garko, prezantuesja Paola Perego, aktorja Nancy Brilli,  showgirl Elenoire Casalegn dhe këngëtarja Bianca Atzei.

Nuk mungonin edhe disa figura politike si Vladimir Luxuria, Nicky Vendola, Alfonso Pecoraro, Monica Cirinna dhe Scanio.

Nuk është martesa e parë për  Grimaldin, pasi ka qenë  7 vite e martuar me Fabrizio Ambroso nga viti 2006 deri në 2013-tën./Opinion.al/

d1 d2 d3
<
>

Pas