Gara për golin më të bukur të këtij sezoni në Premier League është fituar nga Andros Towsend, me golin që i shënoi Manchester City-t në fitoren 3-2 të Cristal Palace kundër kampionëve të Anglisë.
Në humbjen e vetme që City pësoi këtë sezon në ‘Etihad Stadium’, gjuajtja fluturimthi nga 23 metra do të linte gojëhapur të gjithë të pranishmit në stadium. Pas një krosi në zonë, topi do të largohej nga mbrojtësit por pikërisht në ulje e sipër Towsend e dërgoi atë në cepin e djathtë të portës së mbrojtur nga Ederson.
Konkurentët më të fortë të anësorit të ‘shqiponjave’ ishin, goli i Eden Hazard kundër Liverpool dhe goli i Kompany, që thuajse i siguroi titullin City-t kundër Leicester. /Opinion.al
With this absolute screamer, the 2018/19 @carling #PL Goal of the Season goes to…@andros_townsend ?#PLAwards pic.twitter.com/WmAG163YG8
— Premier League (@premierleague) May 21, 2019