Rajoni

“Vazhdoni dialogun me Serbinë”, Macron letër Kurtit: Ju mirëpres në Paris


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 01/04/21 |
Opi Nion

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron  ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti, teksa i ka kërkuar këtij të fundit të mos e ndërpresë dialogun me Serbinë.

Macron nëpërmjet një letre dërguar Kurtit, për të diskutuar më tej në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi e ka ftuar atë për një vizitë zyrtare në Francë.

Macron ka shkruar ndër të tjera se në vitet e fundit është bërë një përparim i rëndësishëm në dialogun me Serbinë. Ai ka shkruar se shpreson që Kurti ta vazhdojë dialogun, duke i ofruar mbështetjen e Francës.

Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Macron.

Gjithashtu Macron është treguar bashkëpunues duke i dhënë mbështetje Kurtit për gjithçe e cila është në të mirë të popullit të Kosovës. /Opinion.al

Pas