Te Fundit

U rikthye në post në PS, Bushati:Kryetari i PS e theksoi se ka vend për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 02/09/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama i ka besuar një vend në drejtimin e Akademisë politike për formimin e brezave të rinj në Partinë Socialiste, Ditmir Bushatit ndërkohë që e prezantoi atë si një kandidat  për anëtar kryesie.

Në një prononcim për mediat, Bushati theksoi se shpreson që të zgjidhet anëtar Kryesie për të vijuar kontributin në PS.

“Ju falënderoj për interesin që keni, për Asamblenë e PS. Unë kam bërë votimin si gjithë anëtarët e tjerë të Asamblesë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për PS. Kam përshtypjen që në fjalën e tij, kryetari i PS e theksoi se ka vend për të përmirësuar gjithë hapësirën e debatit politik. Përmirësimi i hapësirës së debatit politik jam i bindur që do të fillojë nga PS”, tha Bushati.

Kujtojmë se Ditmir Bushati nuk qenë pjesë e listave të 25 prillit dhe nuk është deputet në parlamentin e ardhshëm./Opinion.al

Pas