Aktualitet

FOTO/ Vangjush Dako i pranishëm në Asamblenë Kombëtare të PS-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 02/09/21 |
Opi Nion

Është parë ditën e sotme në ambientet e Pallatit të Kongreseve, aty ku po zhvillohet edhe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ish-kryebashkiaku i Durrës i shpallur non-grata nga SHBA, Vangjush Dako.

Fotoja është nisur ekskluzivivisht për Opinion.al, teksa dallohet në të Dako.

Kujtojmë se Departamenti i Shtetit i ka ndaluar më 30 korrik 2019  hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ish- Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij.

Vendimi, i marrë nga Sekretari i Shtetit, teksa theksohet se kryetari i bashkisë Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Dako është akuzuar nga Partia Demokratike në opozitë për krime të zgjedhore dhe për lidhje me elementë të krimit të organizuar. Opozita e akuzon gjithashtu që suksesi elektoral i socialistëve lidhet me bashkëpunimin e tyre me elementë të krimit të organizuar./Opinion.al

Pas