Kronikë

U futën në Shqipëri me makina të vjedhura, sekuestrohen 3 automjete, 1 në pranga



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 29/07/22 |
Opi Nion

Policia Kufitare në Portin e Durrësit ka konstatuar 3 automjete të dyshuara të vjedhura dhe ka vënë në pranga 1 shtetas dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë.

Mësohet se janë bllokuar 3 automjetet e dyshuara të vjedhura.

Uniformat blu informojnë se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. R., 53 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” , pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Port Durrës, me një automjet i cili rezulton i vjedhur në shtetin italian.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u referuan materialet në Prokurori, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit:

-F.L., 39 vjeç dhe S. M., 47 vjeç, banues në Durrës dhe Mbretërinë e Bashkuar, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, me automjetet përkatëse të cilët rezultojnë të vjedhur në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Në vijim të veprimeve, u bllokuan të tre automjetet, si dhe u referuan materialet në prokurori, për procedura të mëtejshme./Opinion.al

Pas