Kryesore

Berisha-Ramës:Po e rrite çmimin e energjisë do përballesh me revoltën më të madhe…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:35 - 29/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në një bashkëbisedim me gazetarët, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë.

Berisha u shpreh se Rama do përballet me revoltën më të madhe që ka parë ndonjëherë nga PD dhe populli shqiptar.

Dua t’i deklaroj këtu nëse guxon të rrisësh çmimin e energjisë për konsumatorin, në mënyrë absolute do përballesh me revoltën më të fuqishme popullore që ka njohur vendi dhe unë i bëj thirrje që të përgatitemi me gjithë mundësitë tona ndaj këtij njeriu që është i aftë të bëj gjithçka kundra jush vetëm e vetëm për të pasuruar veten, familjarët e tij, rrethin e tij të nomenklaturës së PS. Rama, mos luaj me çmimin e energjisë, përndryshe do shpërthejë, PD, fronti për shpëtimin e Shqipërisë do organizojë një nga revoltat me të fuqishme që ka parë një vend, po tejkalohet çdo lloj limiti”,-tha Berisha.

Pas