Kryesore

Si u ndjetë që nuk u ftuat nga Ambasada Amerikane? Berisha: Kim me nderoi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 29/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha është në një bashkëbisedim me gazetarët, ku këto të fundit e kanë pyetur edhe rreth organizimit të Ambasadës Amerikane në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri.

Berisha u pyet, se si u ndje për mos-ftesën nga Ambasada Amerikane në organizimin e 100-vjetorit. Ndërsa ai tha se ambasadorja Kim e ka nderuar duke mos e ftuar në këtë organizim.

Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. Kjo për faktin se ajo ka dhënë, me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë bashkë me Edi Ramën dhe mafien e George Sorosin më shumë se kushdo tjetër, perceptimin dhe imazhin që kanë pasur shqiptarët për SHBA-në. U ndjeva i privilegjuar që unë nderova ngjarjen midis mirditorëve. Ndër shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojeve. Shpreh uirmet më të mira në 100-vjetorin në të cilin PD dhe Sali Berisha kanë kontributet më të pakrahasueshme historike në këtë marrëdhënie. Në këtë kontekst, mendoj se turpërojnë Shqipërinë në marrëdhënien me SHBA-në, figura si Rama, Balla apo të tjerë. Natyrisht ky është qëndrimi im dhe këto janë mendimet e mia. Asgjë nuk më lëkund besimin tek SHBA si vend i lirisë, si partneri më strategjik dhe mirënjohjen time për kontributin e dhënë për demokracinë e Shqipërisë. Sikundër nuk më lëkund asnjë betejën time kundër mafies së George Soros”,-tha Berisha.

Pas