Aktualitet

Ilir Meta në dosjet e ish-sigurimit/ Berisha: Trillim i Ramës, ja kush është I.M



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:57 - 29/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e përjavshme për mediat ka komentuar dhe akuzat e Autoritetit të Dosjeve se ish-Presidenti, Ilir Meta, përmendet në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.

Berisha u shpreh se ka patur dokumentet në dorë dhe personi  I.M që përmendet nuk është Ilir Meta por Ilir Murati nga Librazhdi.

Kreu i PD theksoi se gjithçka është një trillim i paskrupullt i Edi Ramës që përdor shpifjen kundër kundërshtarëve politikë.

“Pas verifikimit të dokumenteve, unë deklarova dy ditë më parë që gjithçka është një trillium i paskrupullt i Edi Ramës dhe i turpshëm i një njeriu në panik pa asnjë moral që përdor shpifjen kundër kundërshtarëve politikë. Dje pasdite dhe sot kam dokumentet në dorë. Nuk ka akt më të shëmtuar. Edi Rama me shërbimin informativ që e ka organizuar, e ka bërë në mënyrën më të trashë këtë kurth. Cilido që lexon e-mailin, e ka të qartë se I.M. është Ilir Murati nga Librazhdi. Filip Tale është nga Librazhdi.

Dhe nuk ka asnjë lidhje me Ilir Rexhep Metën. Këtë e kanë ditur këta. Edi Rama ka keqpërdorur në mënyrë, ka keqshfrytëzuar në mënyrën më të shpifur, qoftë kryetaren e Autoritetit, qoftë Linda Nikollën. Unë mund tiu them ju, në dokumentin që Genta Sulo i drejton Linda Nikollës, akuzon direkt Ilir Metën për bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit. Një akt i pashembullt. Kjo zonjë është keqshfrytëzuar nga Edi Rama që ajo i di vetë. Do të zbardhen” – tha Berisha.

Pas