Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U dënua për “Falsifikim intelektual”,Daci: Kjo vepër nuk ekziston,shpikje e GJKKO

2022/01/04 at 12:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U dënua për “Falsifikim intelektual”,Daci: Kjo vepër nuk ekziston,shpikje e GJKKO

Gjyqtari Luan Daci në një konferencë për mediat ka folur publikisht pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për ta dënuar atë për veprën penale të falsifikimit.


Gjatë deklaratës së tij Daci ka thënë se GJKKO e ka dënuar atë për “Falsifikim Intelektual”, dhe e ka cilësuar këtë gjë si një “shpikje juridike”.

Sipas Gjyqtarit Daci, kjo vepër penale nuk ekziston në legjislacionin penal shqiptar. Ai tha se qëllimi i konferencës ishte sqarimi i situatës së tij juridiko-kushtetuese.

“Dënimi im penal pa ligj – pa fakt penal, pa vepër të parashikuar e përcaktuar në legjislacionin penal shqiptar si vepër penale. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument zyrtar apo formular zyrtar të paraqitur përpara Avokatit të Popullit dhe Kuvendit të Shqipërisë. I gjithë dokumentacioni i paraqitur dhe dorëzuar prej meje ka qenë dhe është i rregullt, zyrtar dhe i vlefshëm e i pakontestuar nga këto organe, si dhe nga 6 komisione të procedurës.

Nuk kam falsifikuar asnjë formular dhe asnjë dokument të cilitdo lloji, të kërkuar nga organi i procedurës, siç vërtetohet me dokument të tij të dyanshëm, i titulluar “Vërtetim” me nr. prot. 8, datë 06.02.2017, lëshuar tri ditë pas aplikimit tim për pozicionet në organet e vettingut. Gjithçka që kërkonte ky dokument i dyanshëm, i firmosur prej meje dhe prej Avokatit të Popullit, pra dokumente apo të dhëna, është paraqitur në mënyrë korrekte nga ana ime, pa korrigjuar, pa fshirë, pa gërvishtur asnjë të dhënë mbi to. Pra, nuk kam falsifikuar asnjë dokument, asnjë formularm, pra jam absolutisht i pafajshëm. Jam dënuar pa fakt penal e në shkelje të Nenit 388/1, pikat a, b, c, d të Kodit të Procedurës Penale.

Jam dënuar për një “vepër penale” të quajtur nga GJKKO “Falsifikim Intelektual”, që NUK EKZISTON FARE NË LEGJISLACIONIN PENAL SHQIPTAR! Pikërisht, kjo shpikje juridike, kjo normë e krijuar, si nga Prokuroria e SPAK, ashtu edhe nga Gjykatat Penale të Posaçme, është shkaku i parë, fenomeni i parë juridik, për të cilin unë kam thirrur këtë konferencë dhe dëshiroj të informoj opinionin qytetar, mediat dhe opinionin ligjbërës shqiptar, se në vendimin penal ndaj meje, prokurorët dhe disa gjyqtarë të kësaj çështjeje (gjyqtarja e GJKKO-së së Shkallës së Parë, dy gjyqtare të GJKKO-së së Apelit dhe dy gjyqtarë të Gjykatës së lartë, në shkelje të hapur të Ligjit Themelor të shtetit shqiptar, që është Kushtetuta, sipas Nenit 145/1 të saj, jo vetëm nuk i janë nënshtruar ligjit dhe Kushtetutës, siç urdhëron për ta kjo normë kushtetuese, por kanë shpikur normë ligjore, duke marrë kështu atributet e organit më të lartë të pushtetit shtetëror, që është Kuvendi i Shqipërisë (pushteti legjislativ)! Pra, me arbitraritet, shkelje e mosrespektim të Nenit nr. 1, 2, 3 të Kodit Penal, organet e gjyqësorit, për të më dënuar mua, kanë krijuar ligj të paparashikuar në legjislacionin penal shqiptar, duke shpikur normën e të ashtuquajturit “falsifikim intelektual”. Kjo e bën këtë proces haptazi të kundërligjshëm, nëpërmjet Nenit 388/1, pikat a, b, c, d të Kodit të Procedurës Penale, haptazi në shkelje të Nenit 7 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), sipas të cilit nuk ka dënim pa ligj, si dhe në shkelje të Nenit 29/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pra në rastin tim, kanë krijuar një precedent për një vepër të paparashikuar si vepër penale. Konkretisht, “falsifikim intelektual” kallëzuesit, prokuroria dhe gjyqtarët e përfshirë në këtë proces kanë konsideruar shprehjen time në Kërkesën – Aplikim për pozicionet në tre instituiconet e rivlerësimit, e cila bazohet në Nenin 6/1/dh, me këtë përmbajtje:

  1. Ndaj meje nuk është marre mase disiplinore e largimit nga puna ose ndonje mase tjeter disiplinore, e cila është ende ne fuqi, sipas legjislacionit ne momentin e aplikimit.

Në mënyrë të turpshme, akuza ka bërë lojë fjalësh, duke e prerë në mes këtë fjali, e duke lënë prej saj vetëm:

  1. Ndaj meje nuk është marre mase disiplinore e largimit nga puna ose ndonje mase tjeter disiplinore.

Këtë e ka cilësuar si “falsifikim intelektual”! Përveçse absurd dhe krejtësisht joligjor, edhe në kuptimin gjuhësor, ky term është i gabuar, pasi në të vërtetë, falsifikim intelektual është pjesë e plagjiaturës dhe nuk lidhet aspak me falsifikim dokumentesh”-tha Daci gjatë deklaratës së tij.

Etiketa: gjkko shpiku vepren penaleluan dacinuk ekziston ne legjislacion


Ju sugjerojmë

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump: Sistemi ynë i votimit është i komprometuar

17 Korrik, 2026 8:39 am
Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat
Bota

Franca miraton ligjin për eutanazinë, nisin protestat

16 Korrik, 2026 11:26 pm
Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Para
Në kërkim për vrasjen e komisarit të policisë, arrestohet në Gjermani Genc Tafili

Në kërkim për vrasjen e komisarit të policisë, arrestohet në Gjermani Genc Tafili

Nuk i bindet policisë, nis hetimi për drejtonin e Ujësjellësit në Përmet

Nuk i bindet policisë, nis hetimi për drejtonin e Ujësjellësit në Përmet

Kush është Genc Tafili, historia e familjes së tij mes vrasjeve

Kush është Genc Tafili, historia e familjes së tij mes vrasjeve
















TE FUNDIT

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
17 Korrik, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar publikisht kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhii Koretskyi, pas emërimit të tij zyrtar...

Lexo më shumë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
17 Korrik, 2026

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle...

Lexo më shumë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
17 Korrik, 2026

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin prej 28 vitesh burgim për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë...

Lexo më shumë

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
17 Korrik, 2026

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka njoftuar se ka përfunduar valën e saj të fundit të sulmeve të mëdha kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}