Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është Genc Tafili, historia e familjes së tij mes vrasjeve

2022/01/04 at 1:24 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush është Genc Tafili, historia e familjes së tij mes vrasjeve

Genc Tafili, i shpallur në kërkim për vrasjen e drejtorit të policisë, Arben Zylyftari në vitin 2000, është arrestuar nga policia në Gjermani.  Mësohet se Tafili u ndalua në aeroportin e Frankfurtit natën e 31 Dhjetorit teksa do të udhëtonte drejt Stambollit.


Tafili, për vrasjen e komisarit Arben Zylyftari u dënua me 25 vite burgim nga të cilat ka kryer 17 vite dhe më pas u lirua me kusht nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila tashmë është e arrestuar për korrupsion.

Po kush është Genc Tafili dhe historia e familjes së tij

Gjithçka ka nisur në 2 gusht të vitit 2000. Bahri Tafili, babai i Genc Tafilit ishte shpallur në kërkim pasi dyshohej se ishte autor i vrasjes së Gëzim Gecit, pas një konflikti për çështje pronësie.

Asokohe, shefi i Krimeve në Policinë e Shkodrës, Prelë Pjetrushi dhe disa efektivë të tjerë po kryenin një kontroll rutinë, kur vunë re se Bahri Tafili u largua me vrap dhe u mbyll në banesë.

Menjëherë nisën tentativat për ta arrestuar, por Tafili dhe djali i tij Genci qëlluan me armë drejt forcave të policisë.

Në kushte të tilla, shefi i policisë Pjetrushi kërkoi përforcime dhe në krye të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë vihet Drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari.

Pas disa minutash breshëri plumbash Drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari mori një plumb në gjoks dhe ndërroi jetë pak orë më pas në Spitalin e Shkodrës.

Ndërkohë i vdekur mbeti edhe Bahri Tafili, i ati i Genc Tafilit. Pas ngjarjes autoritetet arrestuan Gencin, i cili u dënua me 25 vjet burgim, por pas 17 vitesh në qeli Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e liroi me kusht.

Çfarë ndodhi më pas? Teksa Genci ndodhej në qeli, djali tjetër i Bahri Tafilit, Admiri nisi të vërë në zbatim planin për “Ekzekutimin e Prelë Pjetrushit”, pasi dyshonte se ai ishte shkaktari i vrasjes së babait.

Pjetrushit iu bë atentat teksa ndodhej me shërbim në komisariatin e Malësisë së Madhe dhe mbetet i plagosur rëndë.

Si autor i ngjarjes u dyshuar Admir Tafili dhe disa muaj më vonë arrestohet nga policia, ndërsa oficeri i lartë i policisë Prelë Pjetrushi u largua nga Shqipëria për arsye sigurie.

Admir tafili njihet edhe si kreu i grupit të ‘tritolit’ pasi teksa ndodhej në burg porositi vrasjen e Ibrahim Manit përmes Kristi Pinës, një bashkëpunëtor tashmë i drejtësisë. Në vitin 2010, Admir Tafili, mori leje nga burgu i Shën Kollit për të parë të ëmën e sëmurë dhe në këtë rast arratiset. Në mars të vitit 2011, vrau në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit në fshatin Grudë të Shkodrës. Muaj më vonë, pas një operacioni policie Tafili arrestohet në Tiranë.



Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Shoqëroi Pirolin/Zbardhet dëshmia:U kthye i plagosur në makinë,e lashë në spital

Shoqëroi Pirolin/Zbardhet dëshmia:U kthye i plagosur në makinë,e lashë në spital

Berisha po përgatit sulm ndaj PD?Komisioni i Rithemelimit:Basha është afër fundit

Berisha po përgatit sulm ndaj PD?Komisioni i Rithemelimit:Basha është afër fundit

Arrestimi i Genc Tafilit, Interpol Tirana: Do kryejë pjesën e mbetur të dënimit

Arrestimi i Genc Tafilit, Interpol Tirana: Do kryejë pjesën e mbetur të dënimit
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}