Bota

Turqia pret pjesë të reja të sistemit raketor rus, SHBA merr masa


               Publikuar në : 16:18 - 14/07/19 |
el ida

Rusia ka dërguar në Turqi pjesat e reja të sistemit të mbrojtjes raketore S-400.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi sot se kontingjenti i pestë dhe i gjashtë rus ka arritur në bazën ajrore Murted, që gjendet pranë kryeqytetit, Ankara, ndërkohë që edhe dy aeroplanë të tjerë, pritet të vijnë gjatë ditës së sotme.

Kujtojmë se Ankaraja ka blerë sistemin e mbrojtjes raketore ruse, pavarësisht se Uashingtoni e ka kërcënuar atë me sanksione.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj pretendojnë se sistemi S-400 nuk është në përputhje me sistemet e NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionët luftarakë të tipit F-35.

SHBA-ja i ka dhënë afat Turqisë që deri më 31 korrik të tërhiqet nga blerja e këtij sistemi ose në të kundërtën nuk do të ketë më kontratë me Uashingtonin për prodhimin e avionëve F-35.  Sidoqoftë SHBA tashmë ka nisur procedurat e heqjes së Turqisë nga programi për prodhimin e avionëve F-35 dhe po ashtu ua ka ndaluar trajnimin pilotëve turq në SHBA./Opinion.al

Pas