InstaBIZ

Besi tregon dhuratën që ai dhe Xhensila zgjodhën për 1-vjetorin e vajzës


               Publikuar në : 16:30 - 14/07/19 |
el ida

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë festuar dy ditë më parë ditëlindjen e vogëlushes së tyre, Ajka.

Aktori i humorit dhe këngëtarja i organizuan vajzës një festë me miq e të afërm, duke e prezantuar atë për herë të parë për sytë e publikut.

Për 1-vjetorin e saj Ajka me siguri duhet të ketë marrë dhurata të shumta, por më e veçanta duhet të ketë qenë ajo e prindërve.

Sot Besi ka publikuar disa imazhe nga festa dhe madje edhe një foto ku tregon dhuratën speciale që i bënë vogëlushes, një qenush i cili me sa duket do të jetë shoku i saj dhe do të rritet bashkë me të.

“Dhurata jonë për Ajkën”, ka shkruar Besi bashkangjitur fotos./Opinion.al

 

View this post on Instagram

 

Dhurata jone per Ajken. @4_putrat

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

 

 

Pas