Kronikë

U ekzekutua në Greqi, zbulohen detaje të reja për vrasjen e shqiptarit


               Publikuar në : 16:49 - 14/07/19 |
el ida

Mediat greke kanë bërë publike detaje të reja lidhur me vrasjen e 33-vjeçarit shqiptar mbrëmjen e djeshme në shtetin fqinj.

Sipas televizionit grek “Star”, ngjarja ka ndodhur në një pyll pranë shtëpisë së shqiptarit, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Dyshimet e policisë për vrasjen e tij lidhen me pazare të prishura që kanë çuar më pas në ekzekutimin e shqiptarit.

Sipas mjekëve ligjorë ai është qëlluar nga afër me dy plumba në shpinë dhe në këmbë, ndërsa është dërguar në spitalin e Athinës “G. Gennimatas”, pa shenja jete.

Policia greke po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të krimit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

 

 

 

Pas