Life Style

Bluza e palestrës së Princeshë Dianës shitet për një vlerë marramendëse


               Publikuar në : 17:21 - 14/07/19 |
el ida

Edhe pse ka ndërruar jetë prej disa vitesh, Princeshë Diana vazhdon të komentohet gjerësisht në media. Duket se ajo ka lënë shenja të forta në jetën e publikut, ndaj interesi për të vazhdon të mbetet shumë i lartë.

Së fundmi, një bluzë sportive e saj u shit për plot 53.532 dollarë në një ankand në Boston. Bëhet fjalë për një bluzë të cilën princeshë Diana e vishte rregullisht në palestër në mënyrë që të mos i kushtonin më rëndësi dhe paparacët të ndalonin fotot.

Para se të ndërronte jetë ajo ia kishte dhuruar bluzen sportive instruktores së palestrës së bashku me një shkrim të shkurtër. Ish-instruktorja tha se bluzja nuk është larë asnjëherë dhe të ardhurat e fituara do të shkojnë për bamirësi.

Kjo nuk është hera e parë që veshje, sende apo aksesorë të princeshës shiten në ankand me vlera marramendëse./Opinion.al

 

Pas