Kronikë

Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 16/02/22 |
Opi Nion

Arlen Hasanaj, i arrestuar si i dyshuar për vendosjen e tritolit te shtëpia e kreu të FSHF Armand Dukës në Durrës më 24 Janar, është lënë i lirë nga Gjykata e Apelit të Durrësit.

Mësohet se gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë për 36-vjeçarin.

Avokati i Hasanaj tha se u kërkua ndërrim mase sigurie për mungesë te provave që implikojne Hasanajn në ngjarje.

Shpërthimi në banesën e Dukës ka ndodhur më datë 24 Janar rreth orës 22:10 në lagjen nr.4 të Durrësit. Si pasojë e shpërthimit u shkaktuan vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar./Opinion.al

Pas