Emisionet

Opinion/ Politikanët shqiptarë dhe SHBA



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:53 - 16/02/22 |
Opi Nion

Është diskutuar te martën (15 shkurt) në emisionin “Opinion” për temën “Politikanët shqiptarë dhe SHBA”.

“Opinion” është fokusuar te një debat i theksuar i ditëve të fundit që lidhet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe qëndrimin e politikanëve shqiptarë ndaj tyre.

Katër politikanët kryesorë në vend kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha, janë në një qerthull ku citojnë SHBA në argumenta dhe përplasje midis tyre. Rama ka deklaruar se në opozitë ka persona “non grata” duke iu referuar Berishës, dhe ka lënë të kuptohet edhe për Metën. Ndërkohë Meta ka akuzuar Ramën që po përdor ambasadën dhe SHBA-në për të konsoliduar pushtetin e tij. Ndërsa Basha ka deklaruar se pas Berishës pritet deklarimi “non grata”i Metës dhe Ramës.

Të ftuar në studio për të folur për këtë temë kanë qenë:

Preç Zogaj,

Iris Luarasi,

Agim Nesho,

Mirela Milori,

Baton Haxhiu

Në lidhje direkte:

Edit Harxhi

Eja Zotka

Në pjesën e tretë është transmetuar një material për vizitën e presidentit amerikan , George Bush në Shqipëri.

 

Pas