Aktualitet

Përplasje mes Boçit dhe kryebashkiakut të Elbasanit në komision: Janë shkelur…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:37 - 16/02/22 |
Opi Nion

Komisioni Hetimor për Inceneratorët ka thirrur për të dëshmuar kryetarin e Bashkisë se Elbasanit, Gledian Llatja.

Mes kryebashkiakut dhe deputetit të PD të Elbasanit, Luciano Boçi ka pasur edhe një debat mes njëri-tjetrit.

Llatja është shprehur se nevoja për përpunimin e mbetjeve është lëshuar në vitin 2007. Nga ana tjetër, deputeti Luçiano Boçi tha se në ndërtimin e inceneratorëve janë bërë dy shkelje procedurale.

Debati:

Boçi: Ju thatë që ka një korrespondencë në vitet 2013 dhe 2014 ishin dy alternativa, landfill dhe papritur u shfaq inceneratori. Ladnfilli në Papër, do të kushtonte rreth 2 mln euro dhe do të kishte efektet si sot në Bashkinë e Elbasanit. Në terma të përgjithshëm u zgjodh papritur sipas procedurës. Sipas mendimit tuaj pse u zgjodh varianti i inceneratorit dhe jo i landfillit?

Llatja: Ka pasur një studim që është bërë dhe ju e keni të gjithë. Ka pasur vendim për përcaktimin e vendit. Bashkia e Elbasanit në vitin 2008 me vendim të këshillit bashkiak ka miratuar dhe thënë që qyteti i Elbasanit ndodhet në gjendje emergjente, ku thuhet se gjendja aktuale është skandaloze e bëhet djegia në natyrë. Në këtë studim që ka projekti nga mbrapa, në pikën e dytë është e përcaktuar qartë e kanë qenë 3 vende. Mund të përmendim zonën pranë ish-fabrikës së çimentos, e vendin pranë ish-kombinatit Metalurgjik ku jemi sot.

Boçi: Unë të thash pse u zgjodh inceneratorët dhe jo landfilli. Në vitin 2008 kush ishte kryetari i Bashkisë?

Llatja: Ka qenë Qazim Sejdini.

Boçi: E di dhe pjesën e vendeve, propozimeve dhe në të dyja rastet propozimet që keni kanë qenë landfill apo incenerator?

Llatja: Vend depozitimi të mbetjeve.

Boçi: Thatë që ka studim dhe projekt, unë them që këto të dyja parashikonin ndërtim inceneratori apo vend landfill, sepse vendi i depozitimit është ladfilli në fakt. Flitej për landfill apo incenerator?

Llatja: Flitet për vend depozitim, nëse është koncepti i ri inceneratori, në vitin 2008 flitet për vend depozitim i përgjithshëm. Është përcaktuar vendi ku do të ndërtohej.

Boçi: Flitej për incenerim apo jo?

Llatja: Është një raport që e keni besoj, nuk di, flitet për vëllime, sipërfaqe, është volum i madh studimi.

Boçi: Keni qenë perfekt i Elbasanit në cilën periudhë?

Llatja: Janar-Mars 2019.

Boçi: Në lidhje me emergjencës mjedisore kam një pyetje. Ajo u shpall në vitin 2014, a është mbyllur emergjenca?

Llatja: Shpallja e emergjencës ka një procedurë të shpallur, një vendim këshilli bashkiak. Emergjenca mjedisore për trajtimin e mbetjeve, sepse Elbasani ka edhe ndotjen industriale që nuk është zgjidhur, por mbetjet janë zgjidhur. Ka pasur një zgjidhje në më të mirën e mundshme sot. Në dijeninë time nuk ka përfundim mbyllje emergjence.

Boçi: Pra vazhdon që jeni ende në emergjencë?

Llatja: Thashë që sot s’kemi emergjencë. Në dijeninë time nuk ka një akt të mbyllur.

Pas