Kryesore

Transportonin një emigrant të paligjshëm, arrestohen tre persona në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 22/08/20 |
el ida

Policia e Korçës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit.

Gjatë aksionit, janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, të cilët transportonin një emigrant të paligjshëm.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• G. D., 30 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”).

• Gj. P., 31 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).

• A. P., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Stetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të vendit të quajtur “Enkelana” duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volkswagen”, një emigrant të paligjshëm,​ të cilit kundrejt shpërblimit i kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së./Opinion.al

Pas