Bota

Vuçiç: Trump mund të jetë i pranishëm në takimin e Uashingtonit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 22/08/20 |
el ida

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar, se bisedimet midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës që do të zhvillohen në Uashington, ka shumë mundësi që do të mbahen më 3 dhe 4 shtator dhe aty mund të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump.

“Thonë që ekziston mundësia që të paraqitet presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në rast se ne merremi vesh për diçka”, theksoi Vuçiç të shtunën, më 22 gusht, gjatë një interviste në Televizionin serb “Prva”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pas pothuajse 2 vjetësh ndërprerje, rinisi në Bruksel më 16 korrik të këtij viti.

Ky proces ishte pezulluar në nëntor të vitit 2018, për shkak të taksës 100% të vendosur ndaj importeve serbe. Më pas kjo taksë u zëvendësua me të ashtuquajturin ‘reciprocitet’, të vendosur nga ish kryeministri Albin Kurti por qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti e hoqi atë, me qëllim, që t’i jepet shansi rinisjes së dialogut./Opinion.al

Pas