Bota

Tragjedi në Indi, humbin jetën 19 nxënës


               Publikuar në : 09:11 - 25/05/19 |
Al Do

Një zjarr që ka përfshirë një shkollë në qytetin Surat, në Indinë perëndimore, i ka marrë jetën 19 nxënësve  dhe ka lënë të paktën 20 të plagosur.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur por  autoritetet thonë se flakët janë shpërndarë nga klasa në klasë si pasojë e materialit të tavanit.

“Nxënësit humbën jetën si pasojë e zjarrit dhe nga se u hodhën nga dritaret e ndërtesës” thotë një zjarrfikës në ngjarje për AFP.

Raportohet se të gjitha viktimat janë nën moshën 20 vjeçare dhe disa prej tyre nuk ja dolën të dilnin nga godina pas flakët bllokuan shkallët e godinës.

Presidenti Narendra Modi shprehu ngushëllimin e tij nëpërmjet një postimi në Twitter dhe i bëri thirrje autoriteteve të ndihmojnë sa më shumë për lehtësimin e situatës. /Opinion.al

Pas