Aktualitet

Valë arrestimesh në Fier e Gjirokastër, falsifikime dhe dhune në familje


               Publikuar në : 09:54 - 25/05/19 |
Al Do

Policia e qarkut të Fierit ka vënë në pranga pesë persona për vepra të ndryshme penale.

Tre nga të arrestuarit ishin në kërkim, njëri për vjedhje dhe dy të tjerë pasi ishin dënuar me 6 muaj burg për falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.

.K. 32-vjeç u arrestua për vjedhje ndërsa A.K. 46-vjeçe nga Fieri dhe E.B. 35-vjeç nga Lushnja ishin të dënuar për falsifikime dokumentesh.

Një 46 vjeçar u prangos pasi kishte ushtruar dhunë në familje ndërsa një 54 vjeçar u kap duke drejtuar një automjet BMË, i cili dyshohej se mund të ishte vjedhur jashtë shtetit.

Ndërkohë një situatë e ngjashme arrestimesh ka qenë edhe në Gjirokastër në 24 orët e fundit.

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona nga Memaliaj për trafik lëndësh narkotike. Ndërkohë që një person nga Mamurrasi u kap duke transportuar 5 shtetas të huaj si klandestinë.

Gjithashtu edhe në Përmet është prangosur një 30-vjeçar, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. /Opinion.al

Pas