Kryesore

Reagon këshilltari i CDU në lidhje me deklaratën e Metës


               Publikuar në : 10:10 - 25/05/19 |
Al Do

Pas deklaratës së djeshme të Presidentit Meta që shprehte gatishmëri për rishikimin e shtyrjes së datës së zgjedhjeve lokale në Shqipëri, ka reaguar këshilltari i CDU-së, Martin Henze.

Këshilltari i partisë së Kancelares Gjermane Angela Merkel, e ka cilësuar si qëndrim prej një demokrati të vërtetë reagimin e Presidentit Meta.

Henze ka shkruajtur në Twitter një koment në postimin e kreut të shtetit

“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.

Kujtojmë se Presidenti Meta deklaroi dje se është i gatshëm të rishikojë edhe mandatin e tij me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend, por njëherësh të ruhet stabiliteti dhe të garantohet rendi e siguria kushtetuese. /Opinion.al

Pas