Bota

Reagimet e liderëve europian për dorëheqjen e Theresa May


               Publikuar në : 10:39 - 25/05/19 |
Al Do

Liderët e vendeve anëtare dhe institucioneve të BE kanë reaguar në lidhje me dorëheqjen e kryeministres Theresa May ditën e djeshme. E ndërsa e kanë vlerësuar si kurajoz veprimin e saj ata nuk kanë harruar të përmendin edhe Brexitin.

Franca

Presidenti i Francës Emanuel Macron tha se është në pritje të një sqarimi në lidhje me Brexit nga ana e britanikëve ndërkohë që vlerësoi si “punë kurajoze” përpjekjet e May-t në një deklaratë të nxjerrë nga Elyseeja. Në deklaratë thuhej gjithashtu se “BE do të vazhdojë të aplikojë parimet e saj duke vënë në krye gjithmonë interesin e BE”.

Gjermania

Zëdhënësja e Kancelares Gjermane Angela Merkel tha në një deklaratë se shpresojnë për një dalje sa më të qetë të Britanisë nga BE. “Ne jemi të interesuar në bllok për gjetjen e një zgjidhjeje sa më të mirë” tha Martina Fietz. Ndër të tjera ajo shtoi se Merkeli ka punuar gjithmonë me besim me May-n dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për sa kohë që May është në detyrë.

Holanda

Kryeministri Holandez, Mark Rutte tha se marrëveshja e Brexit do të vazhdojë të mbetet në tryezë pavarësisht largimit të May-t

Komisioni Europian

Mina Andreeva, zëdhënësja e kryenegociatorit të BE për Brexit Michel Barnier, ritheksoi qëndrimin e pandryshuar të palës europiane.

“Ne do të respektojmë kryeministrin e ri Britanik po asgjë nuk do të ndryshojë në lidhje më pozicionin tonë për marrëveshjen” deklaroi ajo

Michel Barnier shkroi në profilin e tij në Twitter: “Do të doja të shprehja respektin tim maksimal për zonjën May dhe për punën e saj të madhe si kryeministre që ka punuar për një dalje sa më të mirë për Britaninë nga BE”. /Opinion.al

Pas