Bota

Mandati i eurodeputetit i rrezikon burgun Puigdemontit


               Publikuar në : 09:32 - 25/05/19 |
Al Do

Ish Presidenti i Katalunjas, Carles Puigdemont, është në garë për një vend në Parlamentin Europian dhe sondazhet tregojnë se mund t’ja arrijë.

Por problemi qëndron në faktin se a mund ta marrë ai këtë pozicion nga ana ligjore.

Sipas rregullores së Parlamentit Europian, në rast fitoreje, eurodeputetët duhet ta marrin mandatin e tyre në kryeqytet.

“Në rastin e Puigemont, ai duhet të shkojë në Madrid dhe të betohet përpara Kushtetutës së Spanjës dhe Bordit Qendror Elektoral, ndryshe ai nuk mund të mandatohet si deputet i Parlamentit Europian” thotë një avokat për Euroneës.

Në rast se Puigemont shkon në Madrid ai mund të arrestohet. Por a i jep mandati i deputetit imunitet?

“Imunitetin deputeti e merr pasi ka marrë mandatin, këtë të fundit mund ta marrë vetëm pasi të bëjë betimin në kushtetutë”

Lideri i Katalanëve ndodhet në Belgjikë pasi rrezikonte të arrestohej për tradhëti në Spanjë pas trazirave që ndodhën në Katalonjë në 2017 ku u kërkua pavarësia e rajonit.

Nëse zgjidhet ai do ta ketë të vështirë të marrë mandatin e deputetit. Vetëm nëse arrin të betohet përpara se ta arrestojë policia. /Opinion.al

Pas