Aktualitet

Trageti i linjës Durrës-Bari pëson defekt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:57 - 25/08/21 |
Opi Nion

Autoriteti Portual ka njoftuar ditën e sotme se udhëtarët e linjës Durrës-Bari që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nisjen nuk do ta bëjnë në orarin e përcakuar.

Kjo për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Italia sipas orarit të parashikuar dhe për rrjedhojë dhe nisja do të jetë më vonë.

“Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhorë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit  nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar.

Autoriteti Portual Durrës, shkruan ndër të tjera se po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.

Në një moment të dytë, do të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferris” mbyllet njoftimi./Opinion.al

Pas