Te Fundit

Tonin Tërshana strehohet tek banesat sociale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:18 - 01/09/15 |
b.f

TIRANË– Ka habitur të gjithë, kur mes personave të pastrehë që ishin mbledhur për të marrë çelësat e shtëpive nga bashkia, është shfaqur Tonin Tërshana. Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë i viteve ’70-’80 ishte prej 20 vitesh pa shtëpi dhe këtë e pohoi vetë  ‘live’ gjatë aktivitetit që kishte organizuar kryebashkiaku Erjon Veliaj me familjet e pastreha.

 

Veliaj i drejtohet një vajze të vogël: -E njeh xhaxhin Tonin Tërshana? Mosreagimit të saj, Veliaj i jep vetë përgjigjen: Kur të shkosh në shtëpi shiko në youtube këngët e tij… Në këtë moment e ka marrë fjalën Artisit i madh i cili gjendej i ulur mes famijeve të pastreha.”Kam 20 vite pa shtëpi”, u shpreh Tërshana, ndërsa falenderoi Veliaj që i dha një banesë sociale në Shkozë.

 

Janë gjithsej 30 familje që përfituan banesa sociale nga vendimi i Këshillit Bashkiak. Ndër të tjera Veliaj u ka bërë thirrje ndërtuesve që të kontribuojnë në lehtësimin e çështjes së strehimit në Tiranë, duke i ftuar ata që të ulin çmimet e apartamenteve stok. Në të kundërt ai ka bërë të ditur se Bashkia që ai drejton do të përdorë mekanizmat ligjor për ti detyruar ata që të ulin çmimet sipas kërkesave të tregut.

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas