Bota

Tjetër goditje për ushtrinë ruse, vritet oficeri i lartë i Marinës detare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:00 - 20/03/22 |
Opi Nion

Forcat ukrainase thonë se kanë  vrarë një oficer të lartë të marinës ruse. Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës shkroi në Facebook se kapiteni i rangut të parë Andrey Paliy u vra gjatë luftimeve intensive, megjithëse rrethanat rreth vdekjes së tij janë të paqarta dhe Moska ende nuk ka komentuar mbi raportet.

Paliy ishte zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi dhe besohet të jetë oficeri i parë detar i vrarë në pushtim.

Por edhe disa drejtues të tjerë të lartë të ushtrisë janë raportuar më herët se janë vrarë nga forcat ukrainase.

Të shtunën, Kievi tha se kishte vrarë gjeneral-lejtnant Andrei Mordvichev, gjenerali më i lartë rus që ka vdekur në luftime deri më tani./Opinion.al

Pas