Kronikë

Dhunuan kuzhinierin, Policia: Autorë dy vëllezër, kishin konflikte të mëparshme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:47 - 20/03/22 |
Opi Nion

Policia e shtetit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku u dhunua fizikisht, me sende të forta kuzhinieri Indrit Çela.

Autorët e dyshuar, të ngjarjes janë dy vëllezërit nga fshati Derven, njëri prej të cilëve, shtetasi E. L., 24 vjeç është kapur mbrëmjen e djeshme gjatë operacionit policor të koduar “Derveni”. Vëllai tjetër, shtetasi D. L., 27 vjeç, është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Mësohet se rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fushë Krujë – Rinas, në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, dy vëllezërit me automjetin e tyre i kanë bllokuar rrugën automjetit, me të cilin udhëtonte Çela dhe e kanë goditur këtë të fundit me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda fizike. Si rrjedhojë kuzhinieri Indrit Çela  ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultat se mes tij dhe vëllezërve E. L., e D. L., ka pasur konflikte të mëparshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale  “Plagosje e rënde me dashje”, e kryer ne bashkëpunim./Opinion.al

 

Pas