Aktualitet

Thyen masat kufizuese ndaj koronavirusit, policia gjobit 579 qytetarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 11/03/21 |
Opi Nion

Gjatë 24 orëve të fundit policia e Shtetit ka gjobitur 579 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat anti Covid.

Sipas njoftimit të policisë janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 496 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse. Ndërsa janë gjobitur gjithashtu edhe 83 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Policia njofton se janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00./Opinion.al

Pas