Te Fundit

Rama tregon kur do të nis vaksinimi masiv: Po negociojmë tjetër kontratë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:58 - 11/03/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se në javët në vijim pritet të nisë vaksinimi masiv i popullsisë në vend kundër koronavirusin.

Nga Vlorë Rama ka njoftuar se janë duke u bërë negociata për një tjetër kontratë për të marrë doza të tjerë e rrjedhimisht të nis vaksinimin masiv.

Një veprim i tij, sipas Ramës është duke u munduar të bëhet sa më shpejt duke patur  në vëmendje dhe lehtësimin e sezonit veror. Ai u shpreh se pavarësisht se mund të dilte nga tuneli, vaksnimi do të vazhdojë.

“Kemi marrë konfirmimin për 38 mijë e disa qindra vaksina që vijnë nesër nga AstraZeneca dhe po negociojmë një tjetër kontratë për një sasi tjetër  që të na japin mundësinë të vaksinohemi masivisht menjëherë në javët e ardhshme me synimin që të godasim hallkat e zinxhirit të infektimit për ta lehtësuar sezonin turistik qysh këtë vit. Ky është objektivi dhe për të dalë nga ky tunel brenda këtij viti, pavarësisht se vaksinimi do të vazhdojë.

Ne do të sigurojmë që të kemi të gjitha  dozat edhe për rivaksinimin  në rast se ky do të jetë një objektiv i të gjitha vendeve, sepse covidi nuk do të zhduket, nuk do të tretet, por përmes vaksinimit do të kthehet në një virus si gjithë të tjerët”, tha Rama./Opinion.al

Pas