Kronikë

Theu masën e sigurisë dhe qarkullonte me armë e municion, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:10 - 03/10/22 |
Opi Nion

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi lëvizte i armatosur në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë kontrollit të arrestuarit i janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

41-vjeçari me inicialet P.S, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sakaq, nga veprimet e kryera ka rezultuar se autori kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata për veprën penale “ Heqja e paligjshme e lirisë”.

Ndërkohë, tre persona të tjerë po preocedohen në gjendje të lirë, pasi akuzohen se kanë patur dijeni për krimin por nuk kanë kallëzuar në polici.

Shtetasit me inicialet B.D.,33 vjeç, B.H.,51 vjeç dhe L.M.,26 vjeç akuzohen për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale./Opinion.al

Pas