Aktualitet

20-vjeçari amerikan rrëzohet në kanionet e Tepelenës, transportohet në spital



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 03/10/22 |
Opi Nion

Një 20-vjeçar amerikan është rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Pesturës” në fshatin Progonat të Tepelenës.

Sipas policisë, i riu me inicialet W.L ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, nxjerrja e tij nga vendi ku ishte rrëzuar është bërë nga ndërhyrja e policisë në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, shërbimet e spitalit dhe banorë të zonës.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës./Opinion.al

Pas