Bota

Indonezi/ Tifozët “vdiqën në krahët” e lojtarëve, 32 të mitur mes viktimave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:20 - 03/10/22 |
Opi Nion

Tifozët e një ndeshjeje futbolli “vdiqën në krahët” e lojtarëve gjatë një përplasje në stadiumin Kanjuruhan të Indonezisë, tha trajneri i ekipit vendas.

Numri i fëmijëve të vrarë në këtë tragjedi shkoi në 32. Javier Roca tha se tronditja në ndeshjen në Java, në të cilën humbën jetën 125 persona, e la atë “të shpartalluar mendërisht”.

Autoritetet thonë se viktima më e re e fatkeqësisë së së shtunës ishte vetëm tre vjeç.

“BBC” shkruan se rreth 18 oficerë po hetohen pasi policia hodhi gaz lotsjellës ndaj tifozëve që pushtuan fushën kur ndeshja përfundoi.

Ndërkohë, më shumë se 320 persona të tjerë u plagosën pasi mbështetësit u shkelën gjatë përplasjeve, ndërsa iknin nga gazi.

Zëvendësministri i Indonezisë për çështjet e fëmijëve dhe grave tha se fëmijët ishin të moshës nga 3 deri në 17 vjeç.

Një dëshmitar okular i tha BBC-së se policia kishte gjuajtur shumë fishekë gazi në mënyrë të vazhdueshme dhe të shpejtë, pasi situata me tifozët u tensionua. Mbështetësit e skuadrës vendase Arema FC vrapuan në fushë kur ndeshja përfundoi në një humbje 3-2 ndaj rivalëve të tyre Persebaya Surabaya./Opinion.al

Pas