Sport

Teuta mposht Vllazninë, rrëmben Superkupën e Shqipërisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:20 - 28/08/21 |
Opi Nion

Teuta ka fituar Superkupën e Shqipërisë. Skuadra durrsake përfitoi maksimalisht nga gabimet e Vllaznisë për ta rrëmbyer këtë trofe për herë të dytë radhazi.

Ekipi i drejtuar nga një shkodran në pankinë si Edi Martini triumfoi në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” me shifrat 3-0.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Ishte Aleksi që shënoi i pari në 57’. Më pas shënoi Gruda.

Teuta menaxhoi shumë ndeshjen, madje në fund shënoi dhe një gol të tretë. Plaku vulosi triumfin 3-0 në minutën 93’. Për herë të parë në këtë ndeshje u aplikua sistemi VAR në Shqipëri, teksa Vllaznisë iu anulua pikërisht një gol me këtë risi.

Pak javë më parë Teuta rrëmbeu titullin e Superligës./Opinion.al

Pas