Aktualitet

Termometri shënon -11°, si paraqitet gjendja e rrugëve në Korçë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:47 - 17/01/21 |
Opi Nion

Prania e akullit në disa akse rrugore në Korçë ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Emergjencat Civile në qarkun e Korçës kanë bërë një përmbledhje të situatës, ku prej dy ditësh në këtë zonë kanë rënë dendura bore.

Sipas Emergjencat Civile aktualisht në qarkun e Korçës reshjet e borës janë ndërprerë, por problematike janë temperaturat e ulëta deri në -15° Celsius, të cilat kanë shkaktuar dhe probleme në disa akse rrugore.

Përgjatë rrugëve nacionale situata paraqitet e mirë dhe të gjitha akset  rrugore janë të hapura  dhe të kriposura. Qarkullimi i mjeteve bëhet normal, me përjashtim të aksit Boboshticë-Dardhë ku kalueshmëria e mjeteve të vogla, nga km 9 deri ne km 13, rekomandohet me zinxhirë.

Referuar informacioneve të deritanishme, me energjinë elektrike nuk ka probleme./ Opinion.al

Pas