Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Termi ‘islam i moderuar’ është shqetësues”, Karaj besimplotë: Do të gjendet rruga e maturisë

2024/09/23 at 11:18 PM
në Kryesore, Në Opinion, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Termi ‘islam i moderuar’ është shqetësues”, Karaj besimplotë: Do të gjendet rruga e maturisë

Lajmi i krijimit të një shteti sovran bektashi brenda territorit  të Republikës së Shqipërisë është tema e mbrëmjes në emisionin “Opinion” në tv Klan.


Anëtari i kryesisë së Komunitetit Mysliman Shqiptar, Elton Karaj thotë se për këtë çështje nuk ka pasur një shpjegim paraprak ose pas njoftimit.

Ai shton se është komunikuar edhe me komunitetet e  tjera fetare, por të gjithë po presin për sqarime  të mëtejshme pasi çështja dhe termat e përdorur janë të paqartë. Lidhur me termat, ai shprehet se krijojnë një paqartësi sepse konsiderohet islam i moderuar duke nënkuptuar sikur në vend ka edhe një qëndrim ekstremist. Karai përmbyll duke thënë se pritet një shpjegim dhe beson se do të gjendet rruga e maturisë.

Blendi Fevziu: Keni kërkuar zyrtarisht nga qeveria një shpjegim?

Elton Karaj: Zyrtarisht nga qeveria nuk kemi kërkuar sepse është bërë kërkesa në mënyrë publike nga shumë personazhe dhe aty ka shumë elementë të paqartë, është edhe pak çështje delikate. Ne kemi përzgjedhur të ecim hap pas hapi që njëherë palët të reagojnë për paqartësitë të cilat i shprehin vetë.

Blendi Fevziu: Po me komunitetet e tjera fetare në Shqipëri, keni komunikuar?

Elton Karaj: Kemi komunikuar, por edhe ata po tregohen të duruar.

Blendi Fevziu: Presim të dalin në një deklaratë të gjithë. Ju ishit të parët që nxorët deklaratën, por edhe ata duken të hutuar.

Elton Karaj: Duken të gjithë të hutuar, edhe ne në krye të deklaratës gjëja e parë që e theksojmë është që kemi shumë pak informacion në lidhje me çështjen. Ka shumë koncepte, terma që po përdoren janë të gjithë në ajër, të pabazuar te diçka. Okej, duket bukur, islam i moderuar, bashkëkohor apo modern,  temra të cilat përdoren në ligjërim.

Blendi Fevziu: Konkrete kemi vetëm njësitë, 27 hektarë thotë, megjithatë mund të jetë bërë përkthimi gabim, 27 hektarë apo 11 hektarë, mos është 27 akra.

Elton Karaj: Pjesa shqetësuese për ne si komunitet fetar dhe si teologë, imamë, myftinj dhe shqetësimi që ka shkaktuar te besimtarët kjo deklaratë, ishte kryesisht si besimtarë, ne jemi në ndjekje të kësaj çështjeje me bisedime me palët që janë të përfshira në këtë situatë, është sidomos me konceptet që po shprehet kjo gjë, sepse të themi që dikush këtu përfaqëson islam të moderuar, do të thotë që në krahun tjetër ka një islam ekstremist, nëse ky është x Tarikat, KMSH çfarë është?

Blendi Fevziu: Pra ka hapur një diskutim të brendshëm që nuk ka ekzistuar.

Elton Karaj: Që nuk ka ekzistuar. Kjo është gjëja që neve na shqetëson më tepër. Në Shqipëri ka një harmoni ndërfetare e cila është ndërtuar nga komunitetet.

Blendi Fevziu: Pra padashje ju jeni pozicionuar si radikalë në këtë rast, duke paraqitur një Tarikat…

Elton Karaj: Nuk po themi ashtu, por ka disa paqartësi në këtë mes. Edhe personat që ligjërojnë, edhe termat që po përdoren janë ende të pakonsoliduar mbase edhe nga nxitimi, ne nuk i dimë. Dëshirojmë të  presim dhe t’u japim mundësi personazheve të sqarohen dhe pastaj të ulemi dhe t’i sqarojmë me njëri-tjetrin se ne nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd dhe nuk besoj që të kemi sepse këtë ka treguar historia deri sot.

Blendi Fevziu: Mos është ajo që thotë Gerta, kur futet politika,  fillojnë problemet?

Elton Karaj: Besoj që do të gjendet rruga e maturisë./tvklan



Ju sugjerojmë

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete
Kronikë

Tiranë, policia arreston autorin e pesë vjedhjeve në tre qytete

19 Qershor, 2026 12:20 pm
Para
Nisma për shtetin Bektashi, teologu: Ka 2 vite që projektohet, Rama s’ka të drejtë të përcaktojë kush është Islami në të vërtetë

Nisma për shtetin Bektashi, teologu: Ka 2 vite që projektohet, Rama s’ka të drejtë të përcaktojë kush është Islami në të vërtetë

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shtator 2024

Reshje dhe temperatura deri në 17 gradë, moti për sot

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
















TE FUNDIT

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
19 Qershor, 2026

Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së...

Lexo më shumë

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
19 Qershor, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendimin e opozitës për të mos votuar amnistinë penale, duke thënë se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}