Kryesore

Tërmeti tragjik, reagon Gent Cakaj: Lutemi për Turqinë


               Publikuar në : 22:08 - 24/01/20 |
Opi Nion

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka reaguar në lidhje me tërmetin me mganitudë 6.8 ballë që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Cakaj shpreh solidaritet me Turqinë, duke u shprehur; “I shqetësuar thellësisht për tërmetin e fundit në Turqi. Në këto momente të vështira, ne jemi afër vëllezërve tanë turq të prekur nga tërmeti. Mendimet dhe lutjet tona janë për Turqinë ?? ??.@MevlutCavusoglu  #Lutemi për Turqinë”-shkruan Cakaj.

Deri më tani raportohet se nga tërmeti ka pasur viktima, qindra të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit vijojnë punën për nxjerrjen e qytetarëve nga rrënojat.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Turqia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Më shumë se 17 mijë persona humbën jetën në gusht të vitit 1999 kur një tërmet me magnitudë 7.6 rihter goditi qytetin perëndimor të Izmirit./ Opinion.al

Pas