Kryesore

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, reagon Edi Rama


               Publikuar në : 23:43 - 24/01/20 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tërmetit që goditi Turqinë mbrëmjen e sotme, i cili la pas viktima, të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shpreh solidaritet me popullin turk, duke thënë se; “Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit @RTErdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi?”.

Mw herët reagoi dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili shprehu gatishmërinë e Kosovës për tëndihmuar Turqinë me ekipe të këtkim-shpëtimit.

Ndërkohë autoritet turke vijojnë punë për nxjerrjen e qytetarëve nga rrënojat/Opinion.al

Pas