Bota

Tërmeti në Turqi/ Rritet numri i viktimave, qindra të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:11 - 24/01/20 |
Opi Nion

Turqia po kalon momente të vështira mbrëmjen e sotme, pasi u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 i shkallës rihter . Mësohet se deri më tani raportohet se  14 persona kanë humbur jetën dhe mbi 250 të tjerë janë plagosur.

Sipas Autoritetit për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të Turqisë, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (17:55 GMT) nga një thellësi prej 6.7 kilometra.

Lëkundjet kanë shkatërruar disa banesa, ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit po përpiqen të shpëtojnë personat që kanë mbetur nën rrënoja.

Ndërkohë qytetarët janë njoftuar që të lënë banesat e tyre, nëse kanë pasur dëme dhe të qëndrojnë në vende të hapura. Mes panikut dhe ankthit, ata qëndrojnë në rrugë, nën temperatura që shkojnë nën zero.

Bëhet me dije se tërmeti u ndjerë dhe në provinca deri në Adananë jugore dhe Samsunin verior, së bashku me Sirinë veriore dhe Irakun.

Turqia ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Më shumë se 17 mijë persona humbën jetën në gusht të vitit 1999 kur një tërmet me magnitudë 7.6 rihter goditi qytetin perëndimor të Izmirit./ Opinion.al

Pas